Conte kritikon Lautaro Martinez pas humbjes ndaj Bolognas

0
Gjigandi

Njësoj si vitin e kaluar, Inter ka rënë në San Siro kundër Bologna-s së Sinisa Mihajlovic, që ka mundur 2-1 me përmbysje pasditen e sotme ekipin e Conte-s.

Trajneri i Interit, siç mund të imagjinohet, nuk e ka pritur aspak mirë këtë humbje.

“Është një zhgënjim i madh, kemi arritur të humbim një ndeshje që duhej të ishte e mbyllur. Zemërohem me veten sepse jam përgjegjës për atë që ndodh në fushën e lojës”, ka thënë Conte pas ndeshjes.

“Edhe lojtarët duhet të jenë të zemëruar me veten, edhe ata kanë përqindjen e ty re të fajit. Duam të punojmë, por është e drejtë që të gjithë të jemi në diskutim. Unë i pari, sepse jam thirrur për të kthyer Inter-in të toret”. “Sigurisht, nuk mund të ndodhë nga sot nesër, por kjo situatë është hidhëruese. Nuk jemi në nivelin që mendonim. Penalltia e Lautaro-s? Nuk dua të as për zgjedhjen e lojtarëve që gjuajnë penalltitë, por Lautaro mund të kishte bërë më mirë”.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu