Conte i shqetësuar me kalendarin: Na pret ngarkesë e madhe psiqike dhe fizike

0
Gjigandi

Antonio Conte ka thënë disa fjalë lidhur me situatën në fundin e sezonit.

Trajneri i Inter, Conte, ka folur mbi atë se si qëndron skuadra e Inter pak xhiro para fundit të sezonit në Serie A, dhe pak ditë para fillimit të garave në arenën ndërkombëtare.

Inter do të ketë punë me skuadrën e Getafe, por së pari duhet të kalojë pengesa si Genoa.

Me gjithë këtë kalendar të ngarkuar, italiani thotë se skuadra do të ketë ngarkesë të madhe.

“Më 5 gusht ne luajmë 1/16ën. Kundërshtarët e radhës, Napoli dhe Atalanta do të kenë kohë më shumë të përgatiten për Ligën e Kampionëve, të pushojnë dhe t’u japin lojtarëve përgatitjen e duhur”, ka thënë Conte.

RonaTyra

“Ne përfundojmë dhe pastaj menjëherë luajmë në Evropë. Është rrugë e mbushur me punë, fizikisht dhe mentalisht”, ka shtuar trajneri italian.

Inter përballet me skuadrën spanjolle, Getafe, ku shihet si skuadër favorite për të kaluar tutje.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu