Çmenduri, dueli i madh në boks zhvillohet në oborrin e shtëpisë…

0
Gjigandi

Boksieri britanik Dillian Whyte dhe ai rus Alexander Povetkin do të përballen mes tyre më 22 gusht. Kjo sfidë ishte shtyrë për shkak të koronavirus, por tashmë përballja e madhe mes dy boksierëve të njohur të peshës së rëndë ka një datë dhe një vend.

Ky duel do të zhvillohet në “Finale Matchroom Fight Camp”, që më saktësisht është oborri i shtëpisë së menaxherit dhe promotorit të njohur të boksit, Eddie Hearn. Natyrisht që bëhet fjalë për një vilë madhështore dhe të bukur, që ka një oborr të madh dhe më hapësirë të mjaftueshme për të zhvilluar një duel të tillë, shkruan telesport.

Boksieret Whyte e Povetkin si dhe menaxheri Hearn

Kjo zgjedhje është bërë për shkak se dueli do të zhvillohet pa tifozë prej koronavirus. Në oborrin e shtëpisë do të montohet një ring dhe të gjitha mjetet e tjera të nevojshme, ku do të zhvillohen 10 duele boksi më 22 gusht.

Sfida më e rëndësishme është kjo mes Whyte dhe Povetkin, e vlefshme për titullin e përkohshëm të kategorisë WBC. Pritet që fituesi i kësaj sfide të duelojë vitin tjetër me kampionin e këtij Divizioni, Tyson Fury.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu