Më në fund, ka ardhur lajmi që të gjithë prisnin.
Paulo Dybala ka kaluar përfundimisht koronavirusin dhe testimi i fundit e ka nxjerrë negativ. Futbollisti e ka publikuar në rrjetet sociale mesazhin duke shkruar “fytyra ime thotë gjithçka. Më në fund u shërova nga Covid-19”.
Edhe Juventusi nuk ka vonuar dhe ka zyrtarizuar se tashmë Dybala është mirë me shëndet dhe jo më i infektuar.
Argjentinasi kishte më shumë se një muaj i prekur nga epdemia bashkë me të fejuarën e tij.