Cilat janë ndërlikimet neurologjike të COVID-19?

0
Gjigandi

Një raport i fundit i udhëhequr nga ekspertë të Institutit të Neurologjisë në University College London, përshkruan raste të deliriumit, inflamacionit të trurit, goditjes dhe dëmtimit nervor që lidhet me COVID-19.

Autorët thonë se raporti i tyre, i cili është botuar në revistën Brain, ofron një model për të ndihmuar studiuesit në të gjithë botën të përmirësojnë diagnozën dhe trajtimin e ndërlikimeve neurologjike të Covid-19.

Studimi përshkruan përvojat e 43 personave me Covid-19, të dyshuar ose të konfirmuar, të cilët u referuan në Spitalin Kombëtar për Neurologji dhe Neurokirurgji, në Mbretërinë e Bashkuar. Ata ishin nga mosha 16-85 vjeç.

Ekipi i studimit analizoi si tiparet klinike ashtu edhe rezultatet e skanimeve të trurit dhe testeve laboratorike, shkruan Medical News Today.

Raporti detajon 10 raste të mosfunksionimit të përkohshëm të trurit, ose encefalopati, me delirium.

RonaTyra

12 pacientë të tjerë pësuan inflamacion të trurit. Pjesa më e madhe e këtyre njerëzve pësuan një çrregullim të rrallë të quajtur encefalomyelitis akut demyelinues (ADEM), i cili shkaktohet nga infeksione virale dhe çon në dëmtimin e grykëve të mielinës përreth nervave.

Autorët thonë se mjekët duhet të kujdesen për simptomat e mundshme neurologjike te njerëzit të dyshuar për COVID-19.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu