Çifti ndahet 2 muaj pas dasmës, i riu i kërkon kameramanit t`ia kthej lekët mbrapsht pasi që grua…

0
Çifti ndahet 2 muaj pas dasmës, i riu i kërkon kameramanit t`ia kthej lekët mbrapsht pasi që grua…
Gjigandi

Divorci është një fenomen që po përhapet ndjeshëm gjatë viteve të fundit në Shqipëri, ku sipas INSTAT një në katër çifte përfundojnë të ndarë pasi janë martuar. Të dhënat tregojnë se në vitin 1990 ndaheshin 9 në 100 çifte, kurse në vitin 2020 u ndanë 24 nga 100 çifte te martuar.

Krahas problemeve që sjell kjo mes çifteve, divorci shkakton edhe probleme të tjera sociale, megjithatë disa situata janë jo pak komike.

Një ngjarje e tillë ka ndodhur sëfundmi edhe në rrethin e Elbasanit. Siç mëson abcnews.al, një i ri duke mos mundur të kthejë mbrapsht bashkëshorten, ka vendosur që të paktën të rekuperojë një pjesë të shpenzimeve të dasmës.

Çifti ishte martuar në nëntor, por nuk zgjati shumë dhe ata ndahen në janar. Pas ndarjes, i dhëndri ka menduar se ku mund të rikthejë një pjesë të parave.

Shpenzimet e ushqimit nuk i rikthente dot kështu që mendoi që të rimerrte mbrapsht paratë që i kishte dhënë kameramanit që kishte filmuar dasmën dhe kishte bërë setin e fotografive.

RonaTyra

Abc mëson se dhëndri nga një fshat pranë Elbasanit është paraqitur në studion e dasmave me kasetën në dorë duke I thënë se kishte ardhur t’ia kthente. Në këmbim, ai kërkonte kthimin e parave pasi sipas tij martesa kishte dështuar.

Përballë kësaj kërkese të pazakontë, kameramani nuk ka ditur se çfarë përgjigje t’i japë në fillim, por sigurisht që paratë nuk mund t’ia kthente mbrapsht pasi puna ishte bërë dhe nuk mbante përgjegjësi për raportet e çiftit me njeri-tjetrin.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu