FOTO/ “Ti je një vepër arti”, ekspozita për autizmin në Kryeministri

0
Gjigandi

Prilli, është muaji i ndërgjegjësimit për autizmin dhe është vendosur nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara në vitin 2007, si përpjekje për t’i dhënë fund diskriminimit ndaj personave me autizëm.

Po në këtë vit në Shqipëri u themelua qendra “Ecim së bashku”, e cila funksionon si OJF dhe punon në këtë fushë ende edhe sot, më shumë se kurrë.

Gjatë këtij muaji synohet të rritet ndërgjegjësimi lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit dhe përmirësimin e jetës së atyre që jetojnë më autizëm. Vlerësohet se 1% e popullatës globale është autike.

Këtë vit, qendra “Ecim së bashku” në bashkëpunim me një grup prindërish ka menduar të organizojë një ekspozitë me piktura në Kryeministri sot në orën 17:30, në sallën e bibliotekës në COD.

Këto piktura që do të jenë rreth 100, janë bërë nga fëmijë me autizëm dhe fëmijë me zhvillim normal, madje për këto piktura kanë kontribuar edhe një numër i konsiderueshëm prindërish në telajo dhe bojëra.

Projekti i cili titullohet “Ti je një vepër arti”, synon të përcjelli mesazhin se sa të mrekullueshëm janë fëmijët me autizëm, por jo vetëm kaq.

Paratë që do të fitohen nga shitja e këtyre pikturave do t’i dhurohen prindërve që kanë fëmijë me autizëm dhe e kanë të pamundur për t’i plotësuar nevojat.

Foto galerie:

                     

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu