Chris Rock shihet për herë të parë në publik që nga skandali në “Oscars 2022”

0
Chris Rock shihet për herë të parë në publik që nga skandali në “Oscars 2022”
Gjigandi

Chris Rock u pa në Boston përpara performancës së parë që nga shuplaka e Oscars

Chris Rock është parë në Boston para pesë shfaqjeve që ai do të performojë përpara se të nisë zyrtarisht turneun e tij botëror “Ego Death”

Kjo shënon herën e parë që komediani është parë në publik pasi u godit me shuplakë nga Will Smith në “Oscars”.

Foto: Patriot Pics / Backgrid

RonaTyra

57-vjeçari u fotografua të martën (30 mars) në Beantown, i veshur me një këmishë të bardhë nën një xhaketë blu, pantallona sportive gri dhe një kapele të errët.

Rock u regjistrua në Ritz Carlton përpara shfaqjeve të tij në “The Wilbur Theatre”, raportoi NBC Boston.

Foto: Patriot Pics / Backgrid

TickPick, një treg biletash, tha se shitjet e tij për “Chris Rock Ego Death World Tour 2022” – i cili fillon më 2 prill – janë rritur që nga incidenti tronditës në “Oscars” të dielën e 27 marsit.

Ndërkohë, biletat me çmimin më të ulët për shfaqjet e Bostonit janë rreth 125 dollarë (112 euro), me disa bileta që shiten deri në 1,350 dollarë (1,209 euro), sipas medias.

Foto: Patriot Pics / Backgrid

Rock ka dy shfaqje të planifikuara të mërkurën, dy të enjten dhe një të premten.

Ylli i “Saturday Night Live” më pas thuhet se është planifikuar të bëjë paraqitje në Atlantic City dhe Kaliforni.

Foto: Patriot Pics / Backgrid

Të dielën, Smith, 53 vjeç, u fut në skenë dhe e goditi Rock-un pas një shakaje për gruan e aktorit, Jada Pinkett Smith.

Rock e krahasoi Pinkett Smith-in, e cila vuan nga alopecia dhe e rruajti kokën verën e kaluar, me personazhin tullac të Demi Moore nga filmi “G.I. Jane”, duke nxitur Smith i cili shkoi dhe e goditi në fytyrë duke shokuar audiencën dhe shikuesit në mbarë botën.

Foto: Reuters

Smith i ka kërkuar falje Akademisë dhe kolegëve të tij të nominuar gjatë fjalimit të pranimit për fitimin e “Oskar”-it për aktorin më të mirë për rolin e tij në “King Richard”.

Në atë moment, ai la jashtë vëmendjes emrin e Rock-ut, por më pas ai ka kërkuar një falje përmes një postimi në Instagram edhe ndaj komedianit.

Akademia tha se po heton incidentin në një “shqyrtim zyrtar” që do të “eksplorojë veprime dhe pasoja të mëtejshme”

. /abc24.al/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu