Chelsea është skuadra e dytë finaliste e FA Cup për sezonin 2019/2020.
Blutë e Londrës kanë arritur që në sfidën gjysmëfinale të dominojnë dhe mposhtin Manchester Unitedin me rezultat 3:1, në ‘Wembley Stadium’ të dielën pasdite.
Oliver Giuoud në minutat shtesë të pjesës së parë, shënoi për epërsinë e parë të Chelsea.
Në minutën e 46′, falë një gabimi të David De Gea, Mason Mount dyfishojë epërsinë e Chelseas, para se Antonio Rudiger të shënonte për 3:0.
Golin e vetëm për Manchester United në këtë sfidë e shënoi Bruno Fernandes nga penalltia, në minutën e 85′.
Në finalen e FA Cup, Chelsea do të takohet me Arsenalin.