Nuk është vetëm Valencia që interesohet për Kepa Arrizabalaga, portieri i Chelsea-t i marrë për 80 milionë euro nga Athletic Bilbao.
Sipas Mundo Deportivo-s, për numrin 1 bask interesohet edhe Sevilla.
Operacioni Kepa, për andaluzët, do të ishte i mundur vetëm me formulën e huazimit, duke parë çmimin e kartonit të lojtarit dhe rrogën e tij (8 milionë euro në sezon).
Klubi londineze, me urdhër të trajnerit Lampard, duket se është i hapur për një zgjidhje të tillë.