Klubi londinez, Chelsea po shqyrton një veprim për mbrojtësin e Manchester Cityt, John Stones.
Menaxheri i Chelseat, Frank Lampard është i vetëdijshëm se duhet të forcojë vijën e fundit kur afati kalimtar i transferimeve të rihapet.
Sipas mediumit Football Insider, Blutë kanë zhvilluar bisedime të brendshme rreth nënshkrimit të Stones, i cili është i gatshëm të largohet nga Manchester City.
Reprezentuesi anglez u kërkua nga Jose Mourinho në verën e 2015, menjëherë pasi ai do ta udhëzonte Chelseat drejt fitimit të titullin në Ligën Premier.
Sidoqoftë, trajneri aktual i Tottenham përfundoi i humbur pasi Stones zgjodhi të qëndronte në Everton në atë kohë.
Stones pastaj u bashkua me Manchester Cityt vitin e ardhshëm dhe nuk zgjodhi klubin londinez.
Brenda stafit drejtues të Chelseat ka besim se Stones ka aftësi të shkëlqyeshme me topin në këmbë për t’u futur në stilin e lojës së Lampard.