Chelsea synon transferimin e mbrojtësit John Stones

0
Gjigandi

Klubi londinez, Chelsea po shqyrton një veprim për mbrojtësin e Manchester Cityt, John Stones.

Menaxheri i Chelseat, Frank Lampard është i vetëdijshëm se duhet të forcojë vijën e fundit kur afati kalimtar i transferimeve të rihapet.

Sipas mediumit Football Insider, Blutë kanë zhvilluar bisedime të brendshme rreth nënshkrimit të Stones, i cili është i gatshëm të largohet nga Manchester City.

Reprezentuesi anglez u kërkua nga Jose Mourinho në verën e 2015, menjëherë pasi ai do ta udhëzonte Chelseat drejt fitimit të titullin në Ligën Premier.

Sidoqoftë, trajneri aktual i Tottenham përfundoi i humbur pasi Stones zgjodhi të qëndronte në Everton në atë kohë.

RonaTyra

Stones pastaj u bashkua me Manchester Cityt vitin e ardhshëm dhe nuk zgjodhi klubin londinez.

Brenda stafit drejtues të Chelseat ka besim se Stones ka aftësi të shkëlqyeshme me topin në këmbë për t’u futur në stilin e lojës së Lampard. 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu