Chelsea po ia rrëmben Liverpoolit yllin e Leipzig.
Raportime të ‘Bild’ bëjnë të ditur se Chelsea po e fiton garën për shërbimet e Timo Werner.
Sipas po të njëjtave burime, Werner do të nënshkruajë kontratë pesë vjeçare me Chelsea (deri në vitin 2025).
Me këtë kontratë, ylli i kombëtares së Gjermanisë do të fitojë 10 milionë euro për vit.
Deri më tani, Liverpool ishte skuadra favorite për shërbimet e Werner. Situata ka ndryshuar së fundmi.