SHBA i jep Shqipërisë 5.5 milionë dollarë për ngritjen e Akademisë së Transparencës

0
Gjigandi

Shtetet e Bashkuara të Amerikës vazhdojnë të ofrojnë ndihmë për Shqipërinë në mbështetje të reformës në drejtësi.

Amerika ka vënë në dispozicion të Shqipërisë 5.5 milionë dollarë për krijimin e Akademisë Amerikano-Shqiptare të Transparencës.

Ambasada Amerikane në Shqipëri thekson se kjo akademi do të do të rrisë transparencën dhe integritetin e qeverisë dhe të institucioneve publike e private.

Fondi i vënë në dispozicion të Shqipërisë është pjesë e kontributit mbi 700 milionë dollarë të Shteteve te Bashkuara për Shqipërinë në 20 vitet e fundit.

“Shtetet e Bashkuara njoftojnë me kënaqësi një ndihmë tjetër zhvillimi për Shqipërinë, në shumën 5.5 milionë dollarë, për ngritjen e Akademisë Amerikano-Shqiptare të Transparencës (USATA). Kjo Akademi do të rrisë transparencën dhe integritetin e qeverisë dhe të institucioneve publike e private, si dhe do të mbështesë reformën në drejtësi.

RonaTyra

Akademia do të ndihmojë gjithashtu Qeverinë e Shqipërisë të menaxhojë donacionet e marra për rimëkëmbjen nga tërmeti, si dhe fondet e tjera publike, në një mënyrë transparente dhe të përgjegjshme që do të jetë në dobi të atyre që kanë më shumë nevojë. Kjo ndihmë është pjesë e kontributit mbi 700 milionë dollarë të Shteteve te Bashkuara për Shqipërinë në 20 vitet e fundit”, thuhet në njoftimin e Ambasadës Amerikane.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu