Kai Havertz ka zhvilluar ndeshjen e fundit për këtë edicion me Bayer Leverkusenin.
Mesfushori gjerman ishte titullar si gjithnjë për klubin e tij Bayer Leverkusen në finalen e Kupës së Gjermanisë ku shënoi edhe gol në humbjen 2-4 ndaj Bayernit.
Gjithsesi kjo ndeshje për Havertz është e fundit me fanellën e Leverkusenit pasi ai pritet të largohet gjatë verës.
Shumë skuadra të mëdha janë vënë pas tij, por duket se Chelsea është bërë favoriti kryesor.
Mediat angleze dhe ato gjermane kanë raportuar se Chelsea po përshpejton për transferimin e talentit gjerman dhe tanimë ka bërë një ofertë zyrtare.
Londinezët kanë ofruar 90 milionë euro për lojtarin dhe tani mbetet në dorë të Leverkusenit nëse do ta pranojë këtë ofertë ose jo.
Bayern Munich, Liverpool, Arsenal, Manchester United, Manchester City, PSG, Real Madrid e Juventus janë skuadrat tjera të interesuara për të.
Gjithsesi Leverkusen ka bërë të qartë se duan të fitojnë 100 milionë euro nga shitja e yllit të tyre.
21-vjeçari këtë edicion ka zhvilluar 43 ndeshje duke shënuar 17 gola e duke bërë nëntë asistime