Giuseppe Marotta, CEO i Interit, ka folur rreth merkatos dhe nuk ngurron të përmendë edhe emra të përveçëm, si dhe të flas për të ardhmen e tij.
Sigurisht, para kësaj ndeshjes nuk u shmang as Marash Kumbulla, mbrojtësi shqiptar që është objektiv i Interit dhe që Marotta do kishte dashur të luante me Italinë.
“Lautaro Martinez? Nuk është një argument që na e largon vëmendjen dhe na bën të mos impenjohemi, sikurse para ndeshjes me Hellas Verona. Eriksen? Kur një lojtar transferohet në Itali nga një kampionat tjetër, ai vështirësi. Pritshmëritë janë të mëdha, por Conte po bën një punë të mirë që ta përfshijë atë në skemat e lojës së tij. Humbja kundër Bologna nuk erdhi për shkak të ndonjë individi. Ndryshimi i modulit është normal në futbollin modern”.
THASHETHEMET – Kohët e fundit është përfolur shumë për një rikthim të Marotta tek Juventusi dhe ai hapur e thotë që ndihet shumë mirë tek Interi. “Absolutisht që kemi të bëjmë me një lajm të rremë. Jam mirë këtu, po punoj dhe kemi objektiva për të arritur. Jam i motivuar të rritëm së bashku me Interin. Thjesht duhet të bëj maksimumin për të marrë rezultatet. Kemi një rrugëtim të gjatë dhe duhet durim. Klubi ka nevojë për stabilitet”, shtoi Marotta për “Sky Sport”.
KUMBULLA – Në lidhje me mbrojtësin e Hellas Verona, drejtuesi i lartë i Interit shtoi: “Ai është një lojtar që ka tërhequr vëmendjen e klubeve. Jam i lumtur për të, edhe pse më vjen keq që nuk ka zgjedhur kombëtaren italiane. Ai është një ndër ata të rinj shumë interesantë në futbollin italian. Nuk është e lehtë të pikasësh dhe të afron kampionë, por procesi i rritjes kalon nëpërmjet rezultateve dhe gjetjes së kampionëve”.