Cfare iu gjet ne shtepi eshte e imja, i perdor si qetesues – Lajmi i Fundit – Lajme

0
Gjigandi

Bernard Toçi, vëllai i policit që mbeti i plagosur pas ngjarjes së rëndë që ndodhi në Kavajë, ku u vra një person, është lënë sërish pas hekurave. Gjykata e Kavajës caktoi sot masën e sigurisë “arrest me burg”. Toçi u arrestua ditën e enjte, pasi gjatë një kontrolli të ushtruar nga policia, pak pas vrasjes së Dritan Haxhollit në banesën e Marsida Qatjas, iu gjetën 7 dosa kokainë. Bernard Toçi akuzohet për iu gjet një sasi lënde narkotike në banesën e tij prodhim dhe shitje të narkotikëve. Po sot do të mbahet seanca gjyqësore edhe për vëllain e tij (Polici ndodhet i shtruar në spitalin e Durrësit), ndërsa ndryshe nga ai, polici i burgut të Durrësit akuzohet për vrasje me dashje të Haxhollit. Befasues ka qenë veprimi i babait të dy djemve, pasi ai ka paraqitur një deklaratë noteriale ku deklaronte se kokaina ka qenë e tija, ndërsa pretendon se e perdorte per qetesues. Babai kishte sqaruar në deklaratën e tij se para disa vitesh kishte kryer një aksident, gjë që i kishte sjellë shqetësime, duke bërë që ai të pinte kokainë për të qetësuar dhimbjet. Po ashtu Baçi raporton se Bernard Toçi kishte përfunduar studimet për mësuesi, por ishte duke vuajtur ende dënimin e tij, të konvertuar në shërbim prove, për të njëjtën vepër penale (prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike). Vëllai i policit të plagosurit, ishte prej muajsh nën hetim nga autoritetet, pasi dyshohej si shpërndarës kokaine./balkanweb

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu