Sot bëhen 10 vite nga ndeshja e famshme, Barcelona-Inter në Ligën e Kampionëve. Ndeshja ishte me shumë emocione, ndërhyrje, sulme, por edhe mbrojtje të forta nga të dy skuadrat.
Kishte bërë bujë atëbotë momenti kur Mourinho i kishte pëshpëritur diçka në vesh Pep Guardiolës. Portugezi ka treguar pas 10 vitesh se çfarë i kishte thënë.
“Kur Motta u largua, te Barça pash disponimin sikur loja ka mbaruar. Vërejta lëvizjen e Guardiolës në pankinë kur bënte gati Ibrën për të sulmuar. U afrova në vesh dhe i thashë se nuk bën të fusësh në lojë sepse loja s’ka mbaruar” ka thënë Mourinho.
Trajneri portugez ka deklaruar se humbja 1:0 në atë ndeshje, ka qenë humbja më e bukur në jetën e tij ngase pavarësisht humbjes, ai me Interin kishte siguruar kualifikimin.