Çfarë do të thotë kënga fituese e Eurovision 2022? Fjalët prekëse në “Stefania” të Kalush Orchestras

0
Çfarë do të thotë kënga fituese e Eurovision 2022? Fjalët prekëse në “Stefania” të Kalush Orchestras
Gjigandi

Në finalen e Eurovisionit në Torino, Itali, Kalush Orchestra, zuri vendin e parë njëherësh fitoren me votat e publikut më 14 maj 2022.

Ukraina arriti të fitojë pas rezultateve nga juria profesionale, përkundër se ishte favorite marrë parasysh agresionin rus në popullin ukrainas.

Por, mbi të gjitha kënga duket se ka një tematikë të ndjeshme dhe një tekst mjaft prekës.

Çfarë do të thotë kënga “Stefania”, që triumfoi në Eurovision 2022?

RonaTyra

Kalush Orchestra ka ndërthurur muzikën tradicionale popullore ukrainase me rapin modern dhe hip hopin për të krijuar një tingull unik.

Grupi përbëhet nga reperi Oleh Psiuk, instrumentalisti Ihor Didenchuk, balerini Vlad Kurochka, Vitalii Duzhyk dhe vokalistët e tjerë Tymofii Muzychuk dhe Oleksandr Slobodianyk.

Kënga është realizuar në gjuhën amtare të grupit dhe është shkruar për nder të nënës së anëtarit Oleh, Stefania.

Ajo thuhet se e ka dëgjuar këngën për herë të parë live në finalen kombëtare të Ukrainës në fillim të këtij viti, kur Kalush Orchestra u zgjodh për të përfaqësuar vendin.

Kënga fillon: “Nënë Stefania nënë Stefania/ Fusha po lulëzon, por flokët e saj janë thinjur/Nënë, më këndo ninullën dua të dëgjoj fjalën tënde të dashur”.

Stefania fillon të kujtojë të qenit fëmijë dhe më pas fokusohet në ditët e sotme kur ajo tashmë është plakur me “flokë gri”.

Sipas

Wiwibloggs

, “ninulla” është një frazë kyçe në këngë dhe të ngjall kujtime të mira, ndërsa “lyuli lyuli lyuli” në fund të vargut rap thuhet se është një ninullë klasike popullore sllave.

Kjo u zgjodh para konfliktit me Rusinë, por që atëherë fjalët e këngës kanë marrë një rëndësi më të madhe se më parë.
Një rresht që ka një theks të të shtuar të veçantë është: “Unë gjithmonë do ta gjej rrugën time për në shtëpi, edhe nëse të gjitha rrugët janë shkatërruar”.

Kishte dyshime nëse Kalush Orchestra do të mund të udhëtonte në Torino për të performuar për shkak të konfliktit të vazhdueshëm në vendin e tyre.

Sidoqoftë, më pas u tha se ata do të mund të largoheshin nga Ukraina për në Eurovision Song Contest 2022.

/abc24.al/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu