Despot prezanton EP-në “Clusters and Whispers” – projekti që nisi në garazh e përfundoi realizimi…

0
Despot prezanton EP-në “Clusters and Whispers” – projekti që nisi në garazh e përfundoi realizimi…
Gjigandi

Tregu muzikor vendor gjithnjë e më shumë mirëpret emra të rinj të muzikës të rrymave të ndryshme.

Një hyrje e re në skenën vendore së fundmi është Despot, një artisti i ri që këndon kryesisht në zhanrin ‘trap’.

Ai së fundmi ka publikuar EP-në e tij më të re me plot tri këngë, të cilën e ka quajtur “Clusters & Whispers”.

Foto: Despot/Instagram

RonaTyra

Në një bisedë për abc24.aln, Desport ka treguar në tërësi se çfarë përmban ky projekt reprezentues i tij.

“EP-ja ‘Clusters and Whispers’ është e përbërë prej tri këngëve: ‘Irisation’, ‘Gaslight’ dhe ‘Chamomile’. Të tri këngët i kanë të bashkangjitura edhe klipet. Të tria janë incizuar në studion time. Tekstet i kam shkruar vet ndërsa bashkëpunëtorët kanë qenë të ndryshëm si: Iso Beats, Valon Miftari, Crazy C dhe Muka”, ka thënë Despot.

Ashtu siç ndodh te shumica e emrave të suksesshëm mbarëbotëror, edhe ky projekt i Despot fillimet e përgatitjes i pati në një garazh, deri sa arriti në realizimin e një studioje personale.

“Realizimi i EP-së më ka marrë diku rreth 2-3 muaj. Faktikisht demot e tyre i kam bërë para një vite ose dy viteve kur kam qenë në garazhin tim. Pastaj i kam ripërpunuar pas një viti e gjysmë kur kam dalë në studion e re. Ta veçoj njërën prej tyre s’mundem, të tria e kanë atë të veçantën e tyre të vet”, thotë artisti.

Foto: Despot/Instagram

Në vazhdimësinë e bisedës, Despot thotë impenjimi i tij në projektet muzikore është aq i madh, sa përveçse teksteve dhe muzikës, shpesh i realizon edhe regjinë e klipeve vet.

“Deri tash veç komente pozitive, domethënë njerëzve vetëm sa ka filluar t’iu pëlqejë. Po ju pëlqejnë gjërat që po i dëgjojnë, të cilat po i publikoj. Vlen të ceket që edhe për klipet, regjisor jam vet, d.m.th e bëj edhe regjinë vet dhe zakonisht kam ‘feedback’ pozitiv. Iu pëlqejnë gjërat e mia, kështu që po besoj se do të vazhdojë t’iu pëlqejë masës”, tha ai.

Të jesh një artisti i ri në treg sot është shumë e vështirë, por për Despotin duket se është e qartë formula se si duhet të bëhesh pjesë e tregut.

“Unë besoj që formula për të depërtuar në treg është vetëm punë edh normal me qenë i talentuar dhe duhet bërë muzikë të mirë. Nëse veç plotësohen këto dy kushte nuk është problem, për të depërtuar dhe për t’u bërë pjesë e tregut”, tha artisti i EP-së “Clusters and Whispers”.

Foto: Despot/Instagram

Por kush është Despot, ky djalë i ri në tregun e muzikës?

“Unë jam 28 vjet, jam lindur dhe rritur në Prishtinë, më saktësisht në Mahallën e Muhaxherëve. Studioj regji të teatrit. Synimet e mia janë të vazhdoj studimet dhe të bëj muzikë deri në atë ditë që e ndjej”, thotë artisti në reprezentimin e vetes.

E krejt për fund, Despot i cili nuk e ka ndër mend të ndalet, ka një mesazh për lexuesit e abc24.alt dhe të gjithë ata me të cilët janë njoftuar me muzikën e tij.

“Mesazhi im për fund për lexuesit është: Shpërndani dashuri nëpërmjet muzikës së mirë”, përfundoi Despot.

/abc24.al/

Foto: Despot/Instagram

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu