Futbolli pritet që të rinisë të luhet aty ku ndaloi në mars për shkak të Koronavirusit.
Kjo, për vetë përpjekjet e FSHF-së dhe së fundmi edhe për gatishmërinë e Ministrisë së Shëndetësisë për të diskutuar protokollin e rihapjes.
Mirëpo, ka një çështje që ende nuk është e saktësuar me rregull.
Çfarë do të ndodhë në muajt qershor dhe korrik me kontratat, pasi ka shumë futbollistë të cilëve u mbaron marrëveshja me deri më 31 maj, si dhe së dyti çfarë do të ndodhë me pagesat në këta dy muaj? Do të paguhen lojtarët me dy muaj shtesë?