Presidenti i vendit, Ilir Meta, ka reaguar pas një konkluzioni të bërë publik nga “Zëri i Amerikës”, ku shkruhet se institucionet në Shqipëri refuzojnë dhënien e informacionit për gazetarët.
Meta shpreh shqetësimin dhe shkruan se: Pohimi i ekspertëve të medias në VOA se “kjo periudhë e jashtëzakonshme në Shqipëri është shoqëruar me një censurë të fortë informacioni”, është tepër e rëndë dhe kërkon urgjentisht reflektim serioz dhe të përgjegjshëm.
“Është e patolerueshme çdo mënyrë e drejtpërdrejt apo indirekte për të vendosur censurë paraprake mbi mjetet e informimit publik apo kufizuar lirinë e shprehjes”, shkruan Presidenti më tej.
Postimi i plotë:
Thellësisht i shqetësuar nga konkluzionet e bëra sot publike nga “Zëri i Amerikës” sipas të cilave “e drejta për informim nga administrata publike u vështirësua nga pandemia dhe se gjatë muajve të fundit gazetarët janë përballur në mënyrë të përsëritur me refuzim të institucioneve për të dhënë informacione me rëndësi për qytetarët”.
Pohimi i ekspertëve të medias në VOA se “kjo periudhë e jashtëzakonshme në Shqipëri është shoqëruar me një censurë të fortë informacioni”, është tepër e rëndë dhe kërkon urgjentisht reflektim serioz dhe të përgjegjshëm.
Gjendja e fatkeqësisë natyrore nuk mund të kufizojë të drejtat dhe liritë themelore të njeriut siç është edhe drejta e lirisë së informimit.
Është e patolerueshme çdo mënyrë e drejtpërdrejt apo indirekte për të vendosur censurë paraprake mbi mjetet e informimit publik apo kufizuar lirinë e shprehjes.
Në këtë kuadër e përshëndes dhe e vlerësoj edhe qëndrimin e bërë sot publik nga Departamenti Amerikan i Shtetit, ku ndër të tjera theksohej se “veprimet e qeverive kundër epidemisë së COVID-19, nuk duhet të përdorin sëmundjen si pretekst për shtypjen e personave ose ideve”.
📌 “Zëri i Amerikës”: Shqipëri, institucionet refuzojnë dhënien e informacionit për gazetarët
👇
https://www.zeriamerikes.com/a/5510003.html
📌 DASH: Qeveritë nuk duhet të përdorin pandeminë si shkas për shtypjen e njerëzve dhe ideve
👇
https://www.zeriamerikes.com/a/us-covid-19-glo…/5509851.html
Burimi: top-channel.tv