Swansea si vendas pësoi humbje me rezultat 1:0 nga Leeds, në takimin e javës së 43-të të Championship (liga e dytë angleze).
Futbollisti i kombëtares së Kosovës, Bersant Celina u fut në lojë në fund të sfidës për Swansean dhe shqiptari Ezgjan Alioski që luan për Maqedoninë e Veriut, u paraqit nga minuta e 46-të për Leeds.
Në minutën e 89-të Hernandez shënon për fitoren e Leeds.
Leeds prinë në renditje me 84 pikë dhe gati ka siguruar hyrjen në Premier League, ndërsa Swansea është në pozitën e shtatë me 63 sosh.