Ceka-Sgarbit: Mos udhëto me makinë me xhama të zinj; Sgarbi: Mi dërgoi Rama, kërkoi llogari atij

0
Gjigandi

Gazetari italian Vittorio Sgarbi ka folur mbrëmjen e sotme për incidentin e krijuar pak ditë më parë nga vetë ai, kur deklaroi se qyteti antik i Bylisit është grek.

“Shikoni unë kam në dorë dy volume të Neritan Cekës, pastaj kam dhe botimin po prap të tij, të Cekës. Dhe duhet të them se marrëdhënia ime me Shqipërinë është shumë pozitive dhe nuk ka të bëj me asnjë polemikë kulturore.
Është një polemikë që unë nuk e kuptova. Këtu bëhet fjalë për këtë përmasë arkeologjike, për Ilirinë që sot territorialisht i përket Shqipërisë. Unë shtrova problemin që s’ka të bëj me etnitetin gjeografik por kulturor.
Nëse hap Wikipedia dhe shikojmë informacionet. Bylis është qytet grek, në kufi mes Ilirisë dhe Epirisë. Nëse ky definicion për ju është provokim, nuk është i imi, nuk është provokim i imi. Unë jam gati të pranoj emrin që ju i jepni Ilirisë, pastaj nëse ju doni të hiqni dhe grekët, është skandal ndërkombëtar. Nuk e kuptoj pse polemika ka mbërritur deri në Greqi”, u shpreh Sgarbi në emisionin e Eni Vasilit.
Ndërkohë, arkeologu Neritan Ceka ka thënë se Iliria nuk ka qenë kurrë e pushtuar nga Greqia sepse kur në atë kohë Greqia s’ka ekzistuar fare si koncept.
Ceka: S’ka pse të jetë i shqetësuar Sgarbi se mbetet mik i Shqipërisë. Do harrohet shpejt ky incident.
Sgarbi: Nuk e kuptoj polemikën. Unë jam zbavitur. Nuk kam bërë polemikë. Nuk shikoj polemikë. Unë do ju dëgjoj me dëshirë deri në fund.
Ceka: Unë ju rekomandoj që herën tjetër që kur të jeni mik i Shqipërisë, mos e shëtisni Shqipërinë me makina me xhama të zinj. Mos bëni rrëmujë. Mundohuni të shoqëroheni me njerëz të kulturës suaj.
Nuk dua tju bëj leksion, por ju e dini që Greqia s’ka qenë kurrë shtet. Ka qenë Athina, Sparta… Kurrë grekët nuk kanë bërë luftë. Edhe Iliria nuk ka qenë kurrë e pushtuar nga Greqia. Këtu kemi pasur koloni greke, por në prapavijën e tyre ka qenë kultura ilire. Iliria ka qenë që në epokën e Bronxit, Hekurit.
Të kishit pas dikë më të kulturuar me vete, do ju thonin se aty është Klosi, Dimali. Edhe Klosi dhe Dimali kanë teatro. Këto qytete janë Ilirie. Kemi Albanopolisin në Krujë, vend i Skënderbeut.
Sgarbi: Makinat me xhamat të zinj mi ka dhënë kryeministri Rama, llogarinë kërkoja atij. Nuk do ju vijë më në Shqipëri, mos u shqetësoni. Unë kam ardhur vetëm për vajzën time që është shqiptare dhe miqësinë me kryeministrin Rama. Nëse lindin polemika të tilla unë nuk vi më këtu.

Burimi: top-channel.tv

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu