Casemiro: Futbolli mund të dëshmojë se rikthimi në normalitet është i mundshëm

0
Gjigandi

Casemiro ka dhënë disa komente mbi situatën aktuale në botë, e cila po afekton edhe futbollin.

Shumë vende në Evropë po bëjnë të pamundurën që sferat si sporti e kultura të rikthehen në normalitet. Këtu bën pjesë edhe Spanja.

Në La Liga tashmë po diskutohet për rikthimin në fushat e blerta. Kjo sipas Casemiro do të tregonte se kthimi në normalitet është i mundshëm.

“Është një hap tejet i rëndësishëm, jo vetëm për futbollin, por edhe për shoqërinë gjithashtu, për t’iu treguar njerzve se është e mundur”, ka thënë Casemiro për rikthimin e futbollit.

“Nuk është vetëm rreth të luajturit futboll, është edhe për njerëzit që të jenë jashtë shtëpive të tyre”, ka shtuar braziliani.

RonaTyra

“Mendoj se nëse bashkëpunojmë me masat që duhet ndjekim, edhe ne mund të bëjmë një gjë të tillë”, ishin fjalët e mesfushorit të Real Madrid.

Në Spanjë tashmë mund të fillojnë edhe stërvitjet grupore, ku maksimalisht lejohen 14 lojtarë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu