CAS merr vendimin – Manchester City luan në Ligën e Kampionëve

0
Gjigandi

Manchester City ka fituar apelin në CAS.

CAS ka vendosur në favor të skuadrës së Manchester City dhe kështu skuadra luan në Ligën e Kampionëve sezonin tjetër.

Pas vendimi të UEFA për të dënuar skuadrën e Manchester City me dy vite mos paraqitje në Ligën e Kampionëve, ‘Citizens’ kishin apeluar vendimin në CAS (Gjykata e Arbitrazhit për Sport).

Sot, CAS ka përmbysur vendimin e UEFA duke i dhënë të drejtën skuadrës që u shpall kampione në Angli gjatë dy sezoneve të kaluara.

Kështu, skuadra e drejtuar nga Pep Guardiola do të paraqitet në Ligën e Kampionëve edhe në sezonin e ardhshëm.

RonaTyra

Pas vendimit të CAS, klubi ka lëshuar edhe një komunikatë, ku thuhet: “Klubi dëshiron të falënderojë anëtarët e panelit për kujdesin e tyre dhe procesin e duhur që ata administruan.”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu