Serie A ende nuk ka dritë jeshile nga qeveria për rifillimin e trajnimeve në grup.
CTS nuk i ka lëshuar udhëzimet që do të lejonin ekipet të rigjenin njëlloj normaliteti, pas fillimit të stërvitjes individuale.
Fabio Capello dhe Giuseppe Bergomi diskutuan për këtë temë gjatë transmetimit në “Sky Calcio Club”. Ish-trajneri i njohur e pranoi një masë të tillë të autoriteteve, duke u mbështetur në problemet e përditshme që prekin miliona italianë: “Mos harroni se ka mijëra njerëz në shtëpi prej më shumë se 40 ditësh, që po humbasin edhe punën e tyre…”
Ky opinion nuk “tretet” nga Bergomi, i cili u përgjigj në mënyrë të shpejtë, në kontrast të qartë me Capello: “Ju po bëni demagogji, që të merrni duartrokitjet e njerëzve në hall…”