Capcom ka prezantuar Exoprimal, një lojë me avatarë që do të jenë veshur me kostume metalike dhe që luftojnë një mori dinosaurësh.
Sipas medieve të huaja, loja u bë e ditur gjatë prezantimit të Sony State of Play. Do të paraqesë një të ardhme të afërt – 2043, sipas një traileri – dhe me sa duket, ne do të kemi teknologjinë në atë kohë që parashikon “shpërthimet e dinosaurëve”, ku hapet një portal dhe nxjerrë valë dinosaurësh prej aty.
Njerëzit në atë lojë duhet të luftojnë me dinosaurët.
Sipas një postimi në blogun e PlayStation, loja është e fokusuar rreth bashkëpunimit me shumë lojtarë.
Sidoqoftë, nuk do të jetë një lojë ekskluzive për PlayStation – në njoftimin për shtyp u tha se Exoprimal do të jetë i disponueshëm në PS4, PS5, Xbox Series X/S, Xbox One dhe në PC përmes Steam kur të lansohet në vitin 2023.