Buxheti i Barcelonës për sezonin 2019-20?

0
Gjigandi

Buxheti i Bacelonës për sezonin 2019-20 ishte 1.047 miliardë Euro.

Pavarësisht se ishte një shifër e që nuk ishte parë kurrë në botën e sportit, Barça jo vetëm që ishte në rrugën e duhur për ta përmbushur atë, por pretendonte të arrinte 1.1 miliardë të ardhura. Në fakt, ky ishte projeksioni i vitit. Dhe pastaj erdhi virusi.

Tre muaj e gjysmë me dyqanet dhe Muzeun të mbyllur, pa turistë për “Tour Experience”, pa të ardhurat e siguruara nga qiratë në mitikun “Camp Nou” dhe, çfarë është edhe më e keqja, 6 ndeshje pa tifozë në stadium, të ardhurat kanë rënë në mënyrë drastike.

Ulja 12% e pagës së futbollistëve ka qenë një ndihmë e madhe për të ndaluar humbjet. Shitja e fundit e Arthur Melos për 80 milionë dhe fitimi i gjyqit ndaj Neymarit e lejon Barçën ta mbyllë sezonin me me rreth 100 milionë euro humbje.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu