Buta reagon për herë të parë për rastin tragjik në Ferizaj: I falënderoj të gjithë për mesazhet m…

0
Buta reagon për herë të parë për rastin tragjik në Ferizaj: I falënderoj të gjithë për mesazhet m…
Gjigandi

Reperi Buta është shndërruar në një prej emrave më të përfolur gjatë këtyre ditëve.

Kjo pasi vëllai i tij, Qëndrim Januzaj, u përfshi në një vrasje e cila sipas dosjes zyrtare të prokurorisë, ndodhi në shenjë hakmarrje ndaj vëllait të tij për djegien e veturës që ia kishte bërë i ndjeri.

Buta, emri i vërtetë i të cilit është Betim Januzaj, ka reaguar për herë të parë mbi rastin në fjalë, përmes një shkrimi të publikuar në InstaStory.

Foto: Buta/Instagram

RonaTyra

Ai e ka nisur shkrimin në mënyrë skandaloze duke “falënderuar për mbështetje ndaj vëllait të tij”, ndërsa ka hedhur fajin mbi mediat që gjatë këtyre ditëve kanë raportuar dhe hedhur dritë mbi rastin famëkeq.

“I falënderoj krejt për mesazhet mbështetëse për Qëndrimin se nuk po mundem t’jua kthej të gjithëve. E mediave, portaleve edhe ‘gazetarëve’ duhet me ju ardhë marre për krejt këto rrena, presin me i shpifë për dy klikime më shumë. Shyqyr njerëzit janë të mençur e shohin përtej rrenave të juaja, e nuk ndikohen aq sa doni ju”, ka shkruar Buta në InstaStory.

Foto: Buta/InstaStory

Përndryshe, 30-vjeçari i cili mbeti i vrarë nga ngjarja në fjalë, është varrosur dje (e diel) në Ferizaj.

/abc24.al/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu