Burri në Obiliq regjistron gruan e fëmijët tek pas 10 vjetëve

0
Burri në Obiliq regjistron gruan e fëmijët tek pas 10 vjetëve
Gjigandi

Fidan Hasani nga Plemetini i Obiliqit tash e një dekadë nuk po mund t’i regjistrojë në gjendjen civile gruan dhe gjashtë fëmijët e tyre.

Kjo për faktin se gruaja e tij nuk i pati asnjëherë ato.

Leonora, sipas burrit të saj, s’e diti asnjëherë se kë e kishte baba, ndërsa nëna e la kur ishte e re.

Mungesa e dëshmive që do t’i ofronte nëna i pamundësoi Leonorës pajisjen me dokumente.

Fidani shkoi shumë herë në komunë për të rregulluar diçka, por gjithherë mori përgjigjen e njëjtë.

RonaTyra

Nëna nuk u lajmërua kurrë por problemi i madh një dekadësh i familjes Hasani u zgjodh, megjithatë, të premten, falë bashkëpunimit me Programin për të Drejta Civile të Kosovës, në kuadër të Zyrës në Kosovë të Komisariatit të Lartë të OKB-së për Refugjatë.

Këta i ofruan ndihmë juridike familjes Hasani, falë së cilës ajo regjistrohet javën tjetër.

Komunarët thanë se mosregjistrimi civil i banores së Plemetinit u bë për arsye se është dashur të nënshkruajë njëri nga prindërit ose një person tjetër autorizues, që sipas tyre munguan.

Zyrtarët e Obiliqit thanë se çdo prill dalin në terren për të regjistruar, falas, pjesëtarët e komunitetit RAE.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu