Parashikimi i motit për sot dhe nesër

0
Parashikimi i motit për sot dhe nesër
Gjigandi

Mbetet mot i ftohtë në ditët vijuese, por më i qëndrueshëm. Kryesisht me vransira ditën e mërkurë, përreth viseve malore me mundësi edhe për fjolla bore.  Ditën e enjte intervale më të gjata me diell nga Dukagjini, parashikon “Prishtina Weather”.

Datat:

2.03.2022 – Mot i ftohtë, kryesisht me vransira.  Përreth viseve malore nuk përjashtohen mundësi për fjolla bore.   Temperaturat në vise të ulëta luhaten nga -4C deri 4C, e në vise malore nga -8C deri -2C.  Do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare nga verilindja 3-7m/s.  Indeksi i cilësisë së ajrit në vlera të pranueshme gjatë ditës , e në mbrëmje përkeqësohet në vlera të dobëta dhe shumë të dobëta.

3.03.2022 – Ftohtë, pjesërisht vranët paradite, gjatë ditës intervale më të gjata me diell.  Temperaturat në vise të ulëta lëvizin ndërmjet -4C deri 8C, e në vise malore -9C deri 0C.  Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare nga jugperëndimi dhe veriperëndimi 1-5m/s.  Indeksi i cilësisë së ajrit luhatet ndërmjet vlerave të pranueshme në pjesë ku do të ketë qarkullim më të mirë ajror, e në pjesë tjera mbetet më gjatë në vlera të dobëta e shumë të dobëta.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu