Bulqizë/ Plagosen me thikë dy vëllezër, dërgohen me helikopter drejt Tiranës

0
Gjigandi

Një sherr banal ka përfunduar me plagosjen e dy vëllezërve në Bulqizë nga një i ri.

Pak më parë helikopteri i ministrisë së Shëndetësi ka qenë në zonë dhe nuk dihet nëse ka transportuar njërin apo të dy.
Gjithsesi policia njofton që janë jashtë rrezikut për jetën.
Bulqizë/ Informacion paraprak
Rreth orës 20.00, në qytetin e Bulqizës, dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta shtetasi E.T.,  ka plagosur me mjet të mprehtë (thikë) shtetasit D.N., dhe A. N., (vëllezër),  të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Pas ngjarjes autori i dyshuar është larguar menjëherë dhe në ndjekje të tij janë vënë forcat e policisë.
Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e rrethanave të plota të ngjarjes.

Burimi: top-channel.tv

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu