Bulqize, kercenohen me vrasje inspektoret e pyjeve – Lajmi i Fundit – Lajme

0
Gjigandi

Një tjetër përplasje mes inspektorëve të Inspektoratit Shtetëror të Mjedisit, Pyjeve, Ujërave dhe Turizmit ka ndodhur mbrëmjen e të dielës në masivin pyjor të Kaptinës së Martaneshit në Bulqizë. Grupi i inspektorëve, që kishte ngritur një pikë kontrolli në rrugën Bulqizë-Tiranë, kanë ndaluar një kamion me lëndë drusore dhe do bënin sekuestrimin e tij. Persona të paidentifikuar, me dy mjet fuoristradë dhe të armatosur, janë afruar duke i kërcënuar inspektorët. Kërcënimi me armë zjarri është bërë teksa inspektorët kishin ndaluar kamionin që po transportonte lëndë drusore. Inspektorët kanë lajmëruar policinë e Bulqizës, e cila mësohet se ka nisur hetimet për identifikimin dhe arrestimin e personave që kërcënuan inspektorët.  

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu