KPA shkarkon prokororin qe hetoi Lulzim Bashen, fitoi 10 mije USD ne skedina

0
Gjigandi

Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendosi që të lërë në fuqi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që shkarkoi nga detyra prokurorin Artur Selmani. Vendimi është marrë nga trupi gjykues i përbërë nga Albana Shtylla kryesuese, Natasha Mulaj relatore, Ardian Hajdari, Luan Daci, Rezarta Schuetz, anëtarë. Pas kontrollit të trefishtë gjatë vetting-ut, prokurori i organit qendror të akuzës u u në gjet ne vështirësi pas gjetjeve të DSIK që konstatojnë se 10 vite më parë në llotaritë sportive, prokurori ka fituar 10 mijë dollarë. Prokurori e konsideroi në seancën e KPK-së si pjesë e të kaluarës, por që, sipas komisionerëve, mund të jetë cenuar integriteti. Prokurori Selmanaj kërkoi falje për një çështje që, sipas tij, nuk ndalohej me ligj dhe që sidoqoftë nuk kishte arsye pse ta vendoste në zonën e rrezikut, pasi, sipas tij, gjatë 30 viteve në detyrë ai i ka dhënë drejtësisë. Për këtë shkak ai solli në kujtesë dosje të forta të hetuara në vite të ndryshme që prej 1997 deri tek skandali i pasaportave apo hetimi i Lulzim Bashës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu