Bullgaria vazhdon gjendjen e jashtëzakonshme deri në mes të korrikut

0
Gjigandi

Bullgaria do të zgjasë gjendjen e jashtëzakonshme, të shpallur në përgjigje të koronavirusit, deri më 15 korrik, për shkak të rritjes së numrit të të infektuarve të rinj, njoftoi të mërkurën ministri bullgar i Shëndetësisë, Kiril Ananiev.

Bullgaria ka nisur të relaksojë masat kufizuese këtë muaj, por, javën e kaluar, ka raportuar për 606 raste të reja me koronavirus, që është numri më i lartë javor prejse ka nisur pandemia në mes të marsit.
Të mërkurën u regjistruan edhe 130 raste të reja, të cilat e çojnë në 4,114 numrin e përgjithshëm.
Prej të infektuarve, deri më tash 208 vetë kanë humbur jetën.
“Kemi rritje të intensitetit të epidemisë dhe përhapje më të madhe të koronavirusit”, tha Ananiev në një mbledhje të qeverisë.
Ai tha se numri mesatar ditor i personave të infektuar me koronavirus nga 10 qershori deri më 24 qershor është rritur më shumë se tri herë (nga 26 në 84 raste në një ditë të vetme), në krahasim me periudhën e mëparshme dyjavore.
Ananiev tha se Bullgaria nuk do të ndërmarrë masa të reja, por do të forcojë kontrollet e distancës fizike, të maskave të detyrueshme në ambiente të mbyllura dhe do të mbajë në fuqi ndalimet e udhëtimit për shumicën e vendeve jashtë Bashkimit Evropian.

Burimi: top-channel.tv

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu