Bruce Willis largohet nga aktrimi pas problemeve me shëndetin – diagnostikohet me sëmundjen e afa…

0
Bruce Willis largohet nga aktrimi pas problemeve me shëndetin – diagnostikohet me sëmundjen e afa…
Gjigandi

Aktori i njohur, Bruce Willis është diagnostikuar me një sëmundje të trurit të quajtur afazi dhe planifikon të largohet nga aktrimi, ka njoftuar familja e tij.

Në një deklaratë të postuar në mediat sociale, familja e tij dha lajmin për sëmundjen e 67-vjeçari dhe largimin e tij nga karriera profesionale.

“Për mbështetësit e mrekullueshëm të Bruce, si familje ne donim të ndajmë se Bruce ynë i dashur ka përjetuar disa probleme shëndetësore dhe së fundmi është diagnostikuar me afazi, e cila po ndikon në aftësitë e tij njohëse”, thuhet në deklaratën e familjes, shkruan

Foto: Getty Images

RonaTyra

“Si rezultat i kësaj dhe me shumë konsideratë Bruce po largohet nga karriera që ka kaq shumë kuptim për të. Kjo është një kohë vërtet sfiduese për familjen tonë dhe ne jemi kaq mirënjohës për dashurinë, dhembshurinë dhe mbështetjen tuaj të vazhdueshme. Ne po e kalojmë këtë si një familje e bashkuar dhe e fortë, dhe kemi dashur të njoftojmë fansat e tij sepse e dimë se sa shumë do të thotë ai për ju, ashtu siç ju për të”, thuhet tutje në deklaratë.

Foto: Instagram

Afazia është një sëmundje që mund të ndikojë në aftësinë e një personi për të folur, shkruar dhe kuptuar gjuhën, si me gojë ashtu edhe me shkrim. Zakonisht paraqitet pas një goditjeje ose një dëmtimi në kokë.

Ndërkohë, Willis ka shumë projekte të përfunduara gjithashtu në post-produksion, duke përfshirë “Vendetta”, “Fortress: Sniper’s Eye” dhe “White Elephant”.

Ndërsa, është e paqartë se çfarë do të ndodhë me “Fortress 3”, i cili aktualisht është në para-prodhim. /abc24.al/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu