Brazili ka raportuar 641 vdekje të tjera nga koronavirusi gjatë ditës së kaluar, duke u bërë vendi i dytë në të gjithë botën për nga numri i rasteve të vdekjeve, që kanë tejkaluar 50 mijë.
Ministria e Shëndetësisë e vendit të hënën deklaroi se numri i përgjithshëm i vdekjeve është rritur në 50.617, sipas agjencisë së lajmeve publike “Agencia Brasil”.
Ndërkohë, 17.000 infeksione të reja u raportuan gjatë ditës së kaluar, duke rritë numrin e rasteve në shkallë vendi në mbi 1.08 milion.
Brazili është një nga rajonet më të goditura në botë nga virusi, dhe tani radhitet i dyti në botë pas SHBA-së për numrin e vdekjeve.
Që nga shfaqja e për herë të parë në Kinë dhjetorin e kaluar, koronavirusi i ri është përhapur në pothuajse të gjithë globin. SHBA, Brazili dhe Rusia aktualisht janë vendet më të goditura në botë.
Pandemia ka marrë mbi 468 mijë jetë njerëzish në të gjithë botën, me më shumë se 8.95 milionë raste të konfirmuara dhe afro 4.43 milionë shërime, sipas shifrave të përpiluara nga Universiteti Johns Hopkins i SHBA-së.
Burimi: top-channel.tv