Kjo verë do të jetë e nxehtë sa i përket afatit kalimtar.
Një ndër figurat kyçe do të jetë skuadra e Real Madridit që dëshiron ta bëjë një super ekip për sezonin e ardhshëm.
Situata tek skuadra e Man Cityt ende e pazgjidhur me anglezët që janë të dënuar nga UEFA për shkelje të rregullave financiare, dhe për dy sezone nuk kanë të drejtë pjesëmarrje në Ligën e Kampionëve.
Ky sanksion mund të bëjë që yjet kryesorë të Manchester Cityt të largohen drejt gjigantëve tjerë të Evropës.
Madrilenët dëshirojnë të rrëmbejnë dy më të mirët, Raheem Sterling dhe Kevin de Bruyne.‘Los Blancos’ thuhet se tashmë ka pyetur ‘Qytetarët” për çmimet e futbollistëve, por ende nuk ka marrë përgjigje.