BKT zhvat të moshuarën/ Gjykata në Korçë nuk zbaton procedurat, heq dy gjyqtarë nga 3 që marrin pjesë dhe nuk lë vend për debat gjyqësor

0
Gjigandi

Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me megaskandalin e regjistruar pranë BKT-së në Bilisht ku të moshuarës Vangjeli Gjergo Qeleshi i janë zhvatur 10 milionë lekë brenda natës nga llogaria. Saga e ngjarjeve sa vjen dhe ‘mbulohet nga terri’, pasi çështja po mbrohet nga vetë gjyqtarët.

E moshuara Vangjeli denoncon për Abc24.al se çështja e saj po zhvillohet duke mos u respektuar etapat e gjykimit. Të gjendur përballë fakteve, gjyqtarët po përpiqen ta mbyllin çështjen në fshehtësi pa debat gjyqësor.

Zonjës Vangjeli i ka mbërritur një fletë-thirrje nga Gjykata ku i kërkohet të paraqitet për seancën e radhë gjyqësore më 11.10.2022.

Sakaq Vangjeli rrëfen se ka kërkuar rihetim dhe një ekspert për të zbardhur ngjarjen por Gjykata ia ka mohuar.

Ndonëse fati i parave të Vangjelisë iu besua Gjykatës, kjo e fundit deri më tani i ka shpallur si të pa vlera faktet që e moshuar disponon, ku në vendim citohet ‘nuk ka rast për hetim’. Sipas zonjës Vangjeli çështja nuk po gjykohet me trup të posaçëm ekspertë por në dorëzim e kanë marrë gjyqtarët të cilët, vetë vendosin e vetë vulosin.

RonaTyra

Avokatja e çështjes Ana Pertena konfirmon se çështja po mbahet në dhomë këshillimi dhe jo në sallë të hapur ku të marrë pjesë dhe Vangjelia.

Në fletë-njoftimin e dërguar në adresë të zonjës Vangjeli citohet se objekti i seancës do të jetë ‘Pushimi i çështjes’, ku të moshuarës i kërkohet që brenda 5 ditëve të paraqesë arsyetimet/faktet kundrejt BKT-së.

Nga ana tjetër redaksia jonë ka ngritur disa pyetje të cilat duhet të marrin përgjigje në lidhje me këtë vjedhje që ka ndodhur pranë BKT-së:

  • Përse Gjykata nxjerr nga rrethi i hetimit llogarinë problematike?
  • Me cilët ekspert e kanë ballafaquar këtë dosje?
  • A e hetoj gjykatësi se ku u kanalizuan këto para?
  • Përse në vendimin e zbardhur, analiza e gjykatës nuk përkon me atë të prokurorit?
  • Përse gjykatësi është pozicionuar në krahun e BKT dhe nuk merr në shqyrtim faktet?
  • Pse transferimi është bërë në orën 24:00? Cila bankë është e hapur në mesnatë?

Vlen të theksohet se gjykatësi i cili mori në dorëzim çështjen dhe e mbylli ata pa kërkuar asnjë lloj ekspertizë është Selaudin Pysqyli, për të cilin Abc24.al ka siguruar një dosje të plotë. Theksojmë se ndaj Pysqylit prokuroria ka filluar një hetim penal lidhur me pasurinë e padeklaruar, ndërsa dyshimet janë të forta lidhur me karrierën e tij si gjyqtar./Abc24.al

*Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Abc24.al sipas ligjit Nr. 35/2016 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi pa autorizimin e Abc24.al në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016*

 

SKANDALI me BKT/ I zbraz llogarinë të moshuarës. 0 lekë në bankë pas 10 vitesh

Veterineri që u bë gjyqtar/ Pysqyli mban anën e BKT-së! Ku shkuan 10 milionë lekë të pensionistes?

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu