SKANDALI me BKT/ I zbraz llogarinë të moshuarës. 0 lekë në bankë pas 10 vitesh

0
Gjigandi

Do dukej si një skenar filmi por ngjarja që do ju përcjellim ka ndodhur në Bilisht të Korçës.

Banka BKT  i ka zbrazur llogarinë të moshuarës në periudhën kur i ka dalë lotoja amerikane. Pasi qëndroj disa vite në SHBA, ajo kthehet dhe një surprizë e hidhur e priste, BKT i kishte marrë 10 milion lekë.

BKT, Bilisht
BKT, Bilisht

 

Vangjeli Gjergo Qeleshi  ka kërkuar ndihmën e organeve të drejtësisë duke  depozituar një kallëzim për  të zbardhur fatin e kursimeve të saja dhe marrjen e tyre. Por në dyert e drejtësisë Vangjelia gjen akoma edhe më shumë padrejtësi, prokuroria e çështjes Dhorina Theodhori  e kanalizon çështjen në llogari të tjera rrjedhëse aq sa e kishte ngushtuar rrethin e hetimit doli me pretencën se nuk ka rast për hetim.

Dosjen e merr në shqyrtim  gjykatësi i çështjes Selaudin Pysqyli të cilit nuk i ka bërë asgjë përshtypje nga mospërputhshmëria  e fakteve dhe falsifikimi, ku dhe ka dhënë një vendim në dëm të të moshuarës dhe në favor të Bankës BKT.

Por si ka ndodhur ngjarja

Në datë 06.05.2009 Vangjeli Qeleshi ka hapur një llogari personale në një Bankën Kombëtare Tregtare në Bilisht të Korçës  duke derdhur kursime në mënyrë të vazhdueshme.

Ndërkohë ka mbajtur edhe disa llogari të tjera rrjedhëse me bashkëshortin.

Në datën 18.10. 2012  zonja në fjalë posedonte në llogari këtë shumë 926.748 lekë kjo e pasqyruar edhe ne librezë.

Banka BKT pretendon se këto para Qeleshi i ka investuar me bono thesari gjë që nga anë e të moshuarës është mohuar në mënyrë kategorike.

Pranë organeve të drejtësisë  punonjësja që ka kryer veprimet D. Rusi ka thënë se Vangjeli Qeleshi është sqaruar sipas tyre në mënyrë të vazhdueshme dhe ka marr përgjigje nga banka me shkresa.

Por e moshuara kërkon kursimet e saja mbrapsht.

Vijon…

*Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Abc24.al sipas ligjit Nr. 35/2016 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi pa autorizimin e Abc24.al në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016*

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu