Veterineri që u bë gjyqtar/ Pysqyli mban anën e BKT-së! Ku shkuan 10 milionë lekë të pensionistes?

0
Gjigandi

Një megaskandal është regjistruar brenda dyerve të bankës BKT në Bilisht të Korçës, ku të moshuarës Vangjeli Gjergo Qeleshi i janë zhvatur 10 milionë lekë brenda natës nga llogaria.

Afera është zbardhur nga gazetarët e Abc24.al ku u zbulua se Vangjelisë i janë përvetësuar të gjitha lekët përmes transaksioneve të kryera në mesnatë, pikërisht në orën 24:00 përmes pjesëmarrjes në bono thesari nga llogaria në llogari pa firmën e të moshuarës.

E gjendur përballë kësaj afere, Vangjelia kërkoi ndihmë nga gazetarët e Abc24.al pas dy zhgënjimeve që mori nga Gjykata e Korçës dhe Prokurorisë pasi çështja e saj është rrëzuar me përgjigjen ‘nuk ka rast për hetim’.

Vangjelia ia besoi misterin e zhdukjeve të kursimeve të saj fillimisht Gjykatës Korçë, ku çështja ra në duart e gjyqtarit Selaudin Pysqylit i cili ka dhënë një vendim të njëanshëm në dëm të të moshuarës duke i dalë krah BKT-së. Sipas Pysqylit, zonja Vangjeli nuk dispononte fakte të cilat vërtetojnë mospërputhje të fakteve dhe falsifikimet e kryera.

Pyetja që ngrihet është:

A hetoi gjykatësi Pysqyli se ku u kanalizuan këto para?

Por le t’i marrim gjërat me radhë, fillimisht t shohim dosjen e vetë gjyqtarit. I lindur më 12 mars 1962, Selaudini merr titullin ‘Jurist’ parë Fakultetit të Drejtësisë Tiranë, në vitin 1994. Ajo çka bie në sy është fakti se si një student i Juridikut duke ndjekur shkollën në Tiranë mund të emërohet në të njëjtën kohë si ndihmës gjyqtar pranë Gjykatës Korçë në vitin 1993, pra nuk përkojnë as koha as kushtet. Përpos përpos kësaj në informacionet zyrtare pranë Gjykatës, rezulton se vetëm 2 vite pas diplomimit, Selaudini emërohet gjykatës në Devoll, në vitin 1995.

Detajet rreth detyrës bëhen akoma më misterioze, pasi Pysqyli vetëm 4 vite nga diplomimi si jurist dhe 3 vite përvojë nga Gjykata e Devollit emërohet në detyrë që disponon akoma dhe sot prej vitit 1998, si gjykatës për çështjet civile dhe penale në Gjykatën e Korçës.

Por çfarë thotë ligji në lidhje me këtë detyrë shtetërore?

Neni 35

I diplomuari emërohet magjistrat nëse plotëson njëkohësisht këto kritere:

  1. a) është diplomuar në Shkollën e Magjistraturës
  2. b) është vlerësuar minimalisht “mirë” për të gjitha detyrat e dhëna gjatë stazhit profesional
  3. c) ka kaluar sërish verifikimin e pasurisë dhe figurës

Por para fillimit të magjislaturës Pysqyli duhet të plotësonte dhe kritere si:

  • Të përfundonte ciklin 2-vjeçar master
  • Eksperiencë 3-vjeçare si jurist në shtet

Pas këtij cikli ai mund të kandidonte në magjislaturë. Mesa duket fati e ka bekuar Pysqylin pasi ai zotëron statusin gjyqtar me vetëm 4 vite eksperiencë nga 8, theksojmë pa ndjekur hapat e sipërpërmendura. Burime për Abc24.al konfirmojnë se Pysqyli ka përfunduar arsimin e lartë për veterinari dhe jo jurist, diplomën e kësaj të fundit e disponon vetëm në favor të një kursi 6-9 mujor.

Të drejtën e këtij kursi, Pysqyli e ka përfituar në bazë të ligjit nr.7635 datë 11.11.1993 të ofronte mundësinë familjeve të përndjekurve politik që të ndiqnin arsimin, me fokus pjesëmarrjen në shkolla.

Veterineri tashmë me një karrierë 29-vjeçare ka vulosur fatin e 10 milionë lekëve të Vangjelisë, duke shpërfillur ligjet ku përballë falsifikimeve dhe mospërputhjeve të fakte Pysqyli mbyll sytë.

Ndërsa ajo që bie në sy si problem për gjyqtarin është pasuria, pasi ai zotëron sipas ILDKPI-së tokë, makina, shtëpi. Duket qartë se edhe pse gjyqtari Pysqyli me një mal me para vazhdon ende detyrën si gjyqtar në gjykatën e Korçës si ta kishte pronë private.

Sipas të dhënave të ILDKPKI-së, të ardhurat e gjyqtarit Pysqyli burojnë nga paga e tij dhe nga shfrytëzimi i tokës bujqësore që si ai dhe bashkëshortja e kanë përfituar si trashëgimi.

ILDKPKI ka gjobitur për fshehje pasuri me, 200 000 Lekë gjyqtarin Pysqyli ku vërtetohet se ka fshehur pasurinë por nuk është hetuar nga organet Ligjszbatuese .

Mësohet se kundër gjyqtarit Seladin Pysqyli ka filluar një hetim penal nga prokuroria, ku sipas burimeve kofidenciale mësohet se ky gjyqtar do të meret i pandehur.

Përveç tokës bujqësore si trashëgimi, gjyqtari deklaron edhe një shtëpi në Bilisht.
Në vitin 2015, gjyqtari deklaron se ka blerë një shtëpi në Linzë në emër të djalit, me vlerë 5 600 000 lekë. 400 000 lekë janë paguar nga djali dhe 4 920 000 janë paguar nga prindërit e tij.

Më poshtë po sjellim pasurinë e deklaruar nga gjyqtari Seladin Pysqyli .

Viti 2003
Tokë bujqësore (nuk kuptohet cfarë është shkruar)
Depozitë bankare (nuk kuptohet cfarë është shkruar)
Të ardhura nga paga të subjektit deklarues, (nuk kuptohet cfarë është shkruar)
Të ardhura nga paga e bashkëshortes, (nuk kuptohet cfarë është shkruar).

Viti 2004
Të ardhura nga paga të subjektit deklarues, si gjyqtar në Korçë, 77 488 lekë.

Viti 2005
Shtëpi banimi në Bilisht, trashëgimi.
Tokë bujqësore 500 m2, në Çipan, Devoll, trashëgimi.
Depozitë bankare 414 000 lekë.
Të ardhura nga paga të subjektit deklarues, si gjyqtar në Korçë, 765 552 lekë

Viti 2006
Autoveturë, Ford, 400 000 lekë.
Të ardhura nga paga të subjektit deklarues, si gjyqtar në Korçë, 799 992 lekë.

Viti 2007
Autoveturë Volsvagen Polo, me vlerë 420 000 lekë.
Autoveturë, Ford, shitur 440 000 lekë.
Depozitë bankare 340 000 lekë.
Të ardhura nga paga të subjektit deklarues, si gjyqtar në Korçë, 979 200 lekë.
Të ardhura nga interesat bankare, 70 000 lekë.
Të ardhura nga toka bujqësore dhe kursime nga paga, 250 000 lekë.

Viti 2008
Depozitë kursimi 11.600 lekë.
Të ardhura nga toka bujqësore 150 000 lekë.
Kursime nga paga, 100 000 lekë.
Të ardhura nga paga të subjektit deklarues, si gjyqtar në Korçë, 1 071 880 lekë.
Shpërblime, 28 000 lekë.
Tokë bujqësore 500 m2, në fshatin Çipan, Devoll në emër të bashkëshortes.

Viti 2009
Të ardhura nga interesa bankare, 130 000 lekë.
Të ardhura nga toka bujqësore 120 000 lekë.
Kursime nga paga, 300 000 lekë.
Të ardhura nga paga të subjektit deklarues, si gjyqtar në Korçë, 937 478 lekë.
Shpërblime, 10 000 lekë.

Viti 2010
Të ardhura nga interesa bankare, 200 000 lekë.
Të ardhura nga toka bujqësore 150 000 lekë.
Shitur Volsvagen 300 000 lekë.
Blerë autoveturë Volsvagen 600 000 lekë.
Pëfituar si trashëgimi, 60 650 lekë.
Të ardhura nga paga të subjektit deklarues, si gjyqtar në Korçë, 1 040 048 lekë.
Shpërblime, 9 000 lekë.

Viti 2011
Shtesë në interesat e depozitës bankare, 170 000 lekë.
Shtesë në të ardhurat nga toka bujqësore, 180 000 lekë.
Shtesë në kursime, 200 000 lekë.
Të ardhura nga paga të subjektit deklarues, si gjyqtar në Korçë, 1 014 557 lekë.
Shpërblime, 9 000 lekë.

Viti 2012
Shtesë në interesat e depozitës bankare, 200 000 lekë.
Shtesë në të ardhurat nga toka bujqësore, 170 000 lekë.
Shtesë në kursime, 150 000 lekë.
Të ardhura nga paga të subjektit deklarues, si gjyqtar në Korçë, 1 037 340 lekë.
Shpërblime, 9 000 lekë.

Viti 2013
Shtesë në interesat e depozitës bankare, 187 184 lekë.
Shtesë në interesat e depozitës bankare, 8 258 lekë.
Shtesë në të ardhurat nga toka bujqësore, 200 000 lekë.
Shtesë në kursime, 250 000 lekë.
Shtesë në bazë të ligjit për dëmshpërblimin e ish të dënuarve politik, 65 625 lekë.
Të ardhura nga paga të subjektit deklarues, si gjyqtar në Korçë, 1 086 775 lekë.

Viti 2014
Të ardhura nga paga të subjektit deklarues, si gjyqtar në Korçë, 1 780 303 lekë.
Shtesë në interesat e depozitës bankare, 72 000 lekë.
Të ardhura nga toka bujqësore e subjektit deklarues, 100 000 lekë.
Të ardhura nga toka bujqësore e bashkëshortes, 100 000 lekë.
Shpenzime për familjen 280 000 lekë.
Kursime, 200 000 lekë.

Viti 2015
Shpenzuar për blerjen e një ap në Linzë në emër të djalit, ku ka paguar 4 920 000 lekë.
Paguar gjoba administrative ILDKPKI, 200 000 Lekë.
Të ardhura nga paga të subjektit deklarues, si gjyqtar në Korçë, 1 748 660 lekë.
Të ardhura nga toka bujqësore e subjektit deklarues, 130 000 lekë.
Të ardhura nga toka bujqësore e bashkëshortes, 120 000 lekë.
Djali deklaron ap e blerë në Linze, me vlerë 5 600 000 lekë. 400 000 lekë janë paguar prej tij dhe 4 920 000 janë paguar nga prindërit.
Të ardhura nga puna e djalit në call center 50 000 lekë.
Të ardhura nga puan e vajzës në kënd lojëradh dhe call center 70 000 lekë.
Tokë arë 4900 m2, përfituar si trashëgimi nga bashkëshortja.
1/3 e shtëpisë përfituar trashëgimi nga bashkëshortja.
Të ardhura të bashkëshortes përfituar trashëgimi nga nëna, 1 223 900 lekë.

Viti 2016
Shpezime për jetesën e përditshme të dy fëmijëve, 250 000 lekë.
Të ardhura nga paga të subjektit deklarues, si gjyqtar në Korçë, 1 371 799 lekë.
Të ardhura nga toka bujqësore 90 000 lekë.
Të ardhura të familjes, 1 585 799 lekë.
Depozitë bankare 200 000 lekë.
Të ardhura nga toka bujqësore e bashkëshortes, 100 000 lekë.
Të ardhura nga interesat bankare të bashkëshortes, 24 000 lekë.
Të ardhura të vajzës nga puna 100 000 lekë.
Dhënë vajzës nga prindërit, 125 000 lekë.
Të ardhura nga puna e djalit on line, 90 000 lekë.
Dhën djalit nga prindërit, 125 000 lekë.

Viti 2017
Të ardhura nga paga të subjektit deklarues, si gjyqtar në Korçë, 2 021 045 lekë.
Dieta, 2 500 lekë.
Të ardhura nga toka bujqësore 70 000 lekë.
Kursime 500 000 lekë.
Bashkëshortja ka shitur shtëpinë ku zotëronte 2/3, me vlerë 1 000 000 lekë.
Të ardhura nga toka bujqësore e bashkëshortes, 80 000 lekë.
Të ardhura të vajzës si shitëse, 120 000 lekë.

Viti 2018
Të ardhura nga paga të subjektit deklarues, si gjyqtar në Korçë, 1 492 605 lekë.
Të ardhura nga toka bujqësore 50 000 lekë.
Kursime 500 000 lekë.
Të ardhura nga toka bujqësore e bashkëshortes, 50 000 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes nga interesat bankare, 10 670 lekë.
Të ardhura të djalit nga puna në një kompani private, 60 000 lekë.
Të ardhura të vajzës nga puna në një kompani private, 3989.65 dollarë.
Kursime të vajzës 1 000 dollarë.

Vijon…

*Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Abc24.al sipas ligjit Nr. 35/2016 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi pa autorizimin e Abc24.al në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016*

SKANDALI me BKT/ I zbraz llogarinë të moshuarës. 0 lekë në bankë pas 10 vitesh

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu