Bujar Mehmeti shefi i komisariatit nr 1 që lejoj të ndërtohej pa leje

0
Gjigandi

Shefi i komisariatit numër 1 në Tiranë dhe tre oficerë të tjerë janë vënë nën hetim nga Agjensia e Mbikqyrjes Policore në lidhje me ndërtimet pa leje që mbulon ky komisariat.

Burime për median bëjnë me dije se nën hetim administrativ për shkelje të rëndë dhe për mosmarrjen e masave për ndërprerjen e paligjshmërisë janë vënë Bujar Mehmeti, shef i komisariatit; Flamur Sula shef i postës policore në Farkë; Alban Rama, inspektori i krimeve që mbulon zonën; si dhe Nazmi Kareci specialisti i policisë që mbikëqyr zonën ku janë konstatuar ndërtimet dhe katet pa leje. Hetimet e punonjësve të policisë, vijnë një muaj pas akuzave të bëra nga kryeministri Edi Rama se shefa komsariatesh në Tiranë kanë favorizuar ndërtimet pa leje. Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka nisur verifikimet edhe për komisariatet e tjera në kryeqytet, duke kërkuar informacione për ndërtimet e bëra në Unazën e Vogël dhe të Madhe. AMP ka indicie se punonjës policie nuk kanë bërë detyrën për kontrollin e territorit që mbulojnë.

Aksioni për konfiskimin e ndërtimeve pa leje nisi rreth një muaj më parë dhe deri tani janë sekuestruar vetëm dy pallate të ndërtuara pa leje në zonën e Farkës në kryeqytet. Sipas kryeministrit Rama, operacioni do të shtrihet në të gjithë vendin.

Sipas vendimit më të fundit të qeverisë, ata të cilët kanë shkelur ligjin duke ndërtuar kate shtesë në pallate nuk do të dënohen penalisht por do t’i paguajnë ato me vlerën e tregut. Një tjetër alternative për ta është edhe falja e këtyre objekteve shtetit./abc

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu