“Binjaku im” – Dua Lipa uron babanë e saj, Dukagjinin për ditëlindje

0
“Binjaku im” – Dua Lipa uron babanë e saj, Dukagjinin për ditëlindje
Gjigandi

Sot është një ditë e veçantë për familjen e këngëtares shqiptare me famë botërore, Dua Lipa.

Kjo për shkak se babai i saj, Dukagjin Lipa po feston ditëlindje dhe nuk ka munguar një urim publik nga ana e artistes së famshme.

Dua postoi disa fotografi ku shihet përkrah Dukagjinit, ndërsa në mbishkrimi ka uruar të atin për ditëlindje.

Foto: Dua Lipa/Instagram

RonaTyra

“Urime ditëlindja binjaku im”, ka shkruar 26-vjeçarja në urimin e saj në Instagrami, që u pasua me shumë komente nga ana e miqve dhe fansave të shumtë.

Kujtojmë që ylli i muzikës ndërkombëtare vazhdimisht ka treguar sesa e lidhur është me familjen, të cilët qëndrojnë prapa çdo suksesi të saj.

Foto: Dua Lipa/Instagram

Në gushtë të vitit që lamë pas familja Lipa shijuan pushimet veror në Jugun e Shqipërisë bashkë me shoqërinë e tyre.

Ndërkohë, aktualisht Dua ndodhet në turneun e saj botëror “Future Nostalgia”, që nisi më 9 shkurt në Miami.

/abc24.al/

Foto: Dua Lipa/Instagram

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu