Emri i Vedat Muriqit vazhdon të lidhet me shumë skuadra të ndryshme evropiane, pas shkëlqimit me Fenerbahcen në futbollin turk.
Sulmuesi nga Kosova po kërkohet shumë në Angli, ndërsa interesim për të ka edhe nga Serie A dhe Bundesliga.
Por duket se e ardhmja e prizrenasit do të jetë në elitën e futbollit anglez, ku janë pesë skuadra të interesuara për të.
Megjithatë mediat angleze janë të sigurta se Muriqi do të zgjedh transferimin te West Bromwich Albion, skuadër që është pranë rikthimit në Ligën Premier.
Ekipi i udhëhequr nga trajneri kroat Slaven Bilic e ka bërë objektivin kryesor Muriqin, teksa është gati të shpenzojë 23 milionë euro për transferimin e tij.
Daily Star ka raportuar se Muriqit i pëlqen ideja të punojë me trajnerin kroat dhe se ka pasur tanimë bisedime mes të dyve.
Biliç e sheh Muriqin si njeriun kryesor për repartin ofensivë, ndërsa kjo gjë e ka lumturuar sulmuesin e Kosovës.