Bilanci i COVID-19: Mbi 64 mijë të vdekur në botë

0
Gjigandi

Pandemia e koronavirusit të ri ka shkaktuar të paktën 645.715 të vdekur në botë, që prej shfaqjes në Kinë në muajin dhjetor, sipas të dhënave zyrtare.

16 milionë e 72 mijë e 290 raste me COVID-19 janë diagnostikuar zyrtarisht në 196 vende dhe territore që prej fillimit të epidemisë, prej të cilëve 9.061.300 janë konsideruar sot si të shëruar.
Ky numër i rasteve të diagnostikuar nuk reflekton numrin real të kontaminimeve pasi shumë vende testojnë vetëm rastet që kanë nevojë për shërbim spitalor për shkak të kapaciteteve të ulëta të depistimit.
Dy rritjet më të mëdha ditore të rasteve me COVID-19 që prej fillimit të pandemisë janë regjistruar të enjten dhe të premten me më shumë se 280.000 të infektuar të regjistruar përkatësisht në këto dy ditë.
Më shumë se pesë milionë raste janë regjistruar zyrtarisht që prej 1 korrikut, rreth më shumë se një e treta e rasteve të regjistruara që prej fillimit të pandemisë.
Vetëm ditën e shtunë, 6.003 të vdekur dhe 260.578 raste të reja janë regjistruar në botë.
Vendi që ka regjistruar më shumë të vdekur gjatë 24 orëve të fundit është Brazili me 1.211 të vdekur, pasuar nga SHBA me 1.067 dhe Meksika me 729 të vdekur.
Mes vendeve më të prekura, Belgjika është vendi që ka numrin më të madh të të vdekurve në raport me popullsinë, 85 për 100.000 banorë e ndjekur nga Britania e Madhe (67), Spanja (61), Italia (58) dhe Suedia (56).
Kina, pa territoret e Hong Kongut dhe Makaos, ku filloi epidemia në fund të dhjetorit, numëron 83.830 raste, prej të cilëve 4.634 të vdekur dhe 78.908 të shëruar, shkruan ATSH.  Evropa regjistroi sot 207.599 të vdekur për 3.061.857 raste, Amerika Latine dhe Karaibet 182.511 të vdekur për 4.329.332 raste, SHBA-ja dhe Kanadaja 155.381 të vdekur për 4.292.245 raste, Azia 57.019 të vdekur për 2.456.523 raste, Lindja e Mesme 25.238 të vdekur për 1.087.157 raste, Afrika 17.513 të vdekur për 829.127 raste dhe Oqeania 184 të vdekur për 16.057 raste.

Burimi: top-channel.tv

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu