Berisha për zgjedhjen e presidentit të ri: Rama vendosi pushtetin e tij, varrosi sistemin demokratik

0
18
Gjigandi

Kreu i PD-së, Sali Berisha është duke mbajtur komunikimin e përjavshëm këtë të premte e gazetarët.

Berisha tha se me datën 6 qershor me votën e PS për presidentin, Rama vendosi në pushtetin e tij edhe institucionin e fundit.

Sakaq, shtoi se në këtë shtet monist çdo trup gjykuese në gjykatën Kushtetuese janë të përzgjedhur dhe emëruar nga mazhoranca e PS.

“Jam këtu për të bërë një deklaratë në emër të PD. Në Shqipëri vendoset monizmi i plotë. PD deklaron se pas zgjedhjes me datën 6 qershor me votën e PS për presidentin, Rama vendosi në pushtetin e tij edhe institucionin e fundit. U varros sistemi demokratik i bazuar në ndarjen dhe balancën e pushteteve. Sot për herë të parë pas 31 viteve të gjitha pushteteve janë në duart e një force politike dhe të një njeriu të vetëm.

Sot prej rënies së regjimit komunist, në pushtetin ekzekutiv është përfaqësues vetëm i një force politike, asaj të PS. Sot njësoj si në të shkuarën moniste të gjitha institucionet e konsideruara të pavarura, janë të kapura. Sot në këtë shtet monist si kurrë më parë të gjithë kryetarë e institucioneve më të larta të drejtësisë, çdo gjykatës i gjykatës Kushtetuese janë të përzgjedhur dhe emëruar nga mazhoranca e PS”, tha ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu