Berisha në Kuvend: Qeveria po pasurohet mbi mjerimin e shqiptarëve

0
Berisha në Kuvend: Qeveria po pasurohet mbi mjerimin e shqiptarëve
Gjigandi

Deputeti Sali Berisha ka akuzuar qeverinë se po përdor këtë pasojat e luftës në Ukrainë për t’u pasuruar, gjatë fjalës në Kuvend.

Ai Paketën e Rezistencës Sociale, Berisha e ka konsideruar një tallje me qytetarët.

“Jam plotësisht dakord që ky treg ka pësuar tronditje, vendet e tjera kanë ulur taksat, ka ulur akcizën Italia, ç’është kjo kokëfortësi që nuk lëviz taksat unë, ku ndodh kjo, po të kishit ndjenja ju, lexoni, se ka institute serioze që tregojnë masat e marra dhe këto janë bërë para luftë, Shqipëria ka koston më të ulët në Europës se është energji ujore, 2021 është viti kampion energji, janë eksportuar teravatë të tërë, kush e din çmimin, hajdutët e mbajnë sekret, e zbrazën kaskadën në mënyrë kriminale në kundërshtim me ligjet, ushqimet, ca ndodh, çdo shtet ka rezervën strategjike, këtu janë të gjitha në oborrin e kryeministrit, s’kam asnjë xhelozi për lidhjet e tij, nuk mund të pranojë që prodhuesi kryesor të miellit të mos ketë rezervë të paktën 3 muaj miell, këta do vënë edhe lot artificial për të treguar se po qajnë për ju, do vënë lot fals.

Na sollën e gripin e pulave duke e mbajtur sekret një sëmundje që duhet të deklarohet kombëtarisht dhe ndërkombëtarisht , u deklarua aty ku u sakrifikuan miliona pula, po njerëzit, le të sëmureshin, le të sëmureshin nga pandemia e gripit të shpendëve, mjafton që të ruhej reputacioni i qeveritarëve, bujqësia më e braktisura, 30 mijë lekë që jepni është tallje, nuk është afatshkurtër kjo krizë, bëtë ndonjë stimulim mielleve, llafe, llafe llafe, ndiqni së paku shembullin e Kosovës, ju vini recitoni këtu, ka një kufi çdo gjë, jeni fajtor para shqiptarëve për të gjitha këto zhvillime, pasuroheni natën mbi mjerimin e shqiptarëve”,

tha Berisha.

RonaTyra

Rritja e çmimeve për produktet dhe hidrokarbureve është një nga çështjet më të më delikate në vendin tonë dhe Evropë, që prek drejtpërdrejt qytetarin. Kjo ndodhi si pasojë e invazionit, prej luftës që nisi në Ukrainë.

Qeveria ngriti Bordin e Transparencës për të krijuar një ekuilibër dhe për të qenë sa më të qartë dhe transparent me publikun në lidhje me ndryshimin e shifrave.

Gjithashtu qeveria miratoi edhe Paktën e Rezistencës Sociale për t’u ardhur në ndihmë një pjese të popullsisë.

Opozita akuzon qeverinë se po përdor situatën për të përfituar duke mashtruar qytetarët.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu