Berisha i përgjigjet kryeministrit Rama: Opozita do ia sigurojë vdekjen politike

0
Berisha i përgjigjet kryeministrit Rama: Opozita do ia sigurojë vdekjen politike
Gjigandi

Ish-kryeministri Sali Berisha ka replikuar sërish me kreun e qeverisë Edi Rama. Ai u shpreh se Rama shfaq simptoma të psikozës së vdekjes.

Berisha tha se opozita do kujdeset që t’i sigurojë kryeministrit Edi Rama vdekjen politike dhe ai do të dalë para shqiptarëve për të kërkuar falje.

“Mbatharaku ia mbathi. Është rasti më klasik i psikozës së vdekjes. Psikoza e vdekjes e kap njeriun kur ai ka kryer krime që tejkalojnë në dëmet e tyre edhe vrasjet. E kap njeriun kur bashkëpunëtorët e tij ndodhen në biruca dhe çdo natë e thërrasin eja tek ne. E kap njeriun kur e di që është kapur në flagrancë duke vjedhur mandatet në këtë parlament dhe votën e shqiptarëve.

Ai parafytyron natën me ankthe, masa të revoltuara njerëzish. Psikoza e vdekjes e kap njeriun që vjedh dhe është i tmerruar nga trofetë që ka vjedhur. I them që je i pashpresë dhe pa shpëtim. Opozita vdekjen politike do ia sigurojë. Do dalë këtu të kërkojë ndjesë shqiptarëve”,

deklaroi Berisha.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu