Berisha flet për betejën ligjore në PD: Kam prova, nuk do përtoj t’i publikoj

0
Berisha flet për betejën ligjore në PD: Kam prova, nuk do përtoj t’i publikoj
Gjigandi

Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi mbrëmjen e kësaj të marte se kreyeministri Edi Rama dhe zyratarë të lartë të qeverisë kanë bërë presion të jashtëzakonshëm ndaj gjykatës në lidhje me apelimin e vendimit për njohjen e statutit të 11 Dhjetorit.

Sipas Berishës, në bazë të Kodit të Procedurës Civile regjistrimi i statutit të një partie nuk është i ankimueshëm nga një palë e tretë dhe për këtë arsye vendimi hyn në fuqi kur plotësohen afatet ligjore.

Berisha theksoi se ka prova nga dy burime për ndërhyrje në sistemin e drejtësisë nga kryeministri Rama, të cilat nuk do t’i hezitoj t’i publikoj.

“Këto veprime janë ndërmarrë pasi është kthjelluar gjithçka në datën 6 mars dhe ka dhënë një vendim gjykata që është regjistrimi i statutit.

Vendimi është një regjistrim dhe merr formën e prerë pasi kalon afati i ankimimit të palës tonë. Ky është përcaktim në Kodin e Procedurës Civille. Nëse i referohemi Kodit në datën 12 vendimi është i formës së prerë. Edi Rama po bën presione të jashtëzakonshme në gjykatë. E kam nga dy burime. Por unë po paralajmëroj se qeveritarë kanë ndërhyrë fuqishëm në Gjykatë. E kuptoni vetë ju. Presion në gjykatë dhe unë po e ndjek me shumë vëmendje.

RonaTyra

Së pari kam siguruar dy burime dhe se kur do i bëj publike është se nuk do përtoj t’i bëjë publike”, t

ha Berisha.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu